Italia do të hapë aeroportet më 3 qershor

Evropë

Italia do të hapë aeroportet më 3 qershor

Më: 21 maj 2020 Në ora: 08:08
Ilustrim

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, njoftoi sot Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ajo.

Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian  duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat