Burri nga Tunizia mbytet pasi u hodh nga një anije karantinë në Sicili

Evropë

Burri nga Tunizia mbytet pasi u hodh nga një anije karantinë në Sicili

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:06
Foto Ilustrim

Një burrë nga Tunizia u mbyt të mërkurën pasi u hodh në ujë nga një anije që ishte karantinë e COVID-19 në Sicili.

Sipas mediave të huaja, 28 vjeçari u hodh nga anija Moby Zaza në Porto Empedocle në provincën e Agrigeto, ku dhjetëra migrantë janë vendosur në karanatinë para se të niseshin.

Bëhet e ditur se të mërkurën deti ishte i “ashpër” dhe valët ishin të larta 2 metra.

Sipas dëshmitarëve okularë, burri u hodh nga një kuvertë e anijes, me një lartësi prej 15 metrave.

Agjencia e lajmeve italiane ANSA njofton se prokurorët e kanë filluar hetimin, ndërkaq kanë urdhëruar edhe bërjen e autopsisë së viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat