ECDC: Evropa duhet të përgatitet për një valë të dytë të COVID-19

Evropë

ECDC: Evropa duhet të përgatitet për një valë të dytë të COVID-19

Më: 21 maj 2020 Në ora: 20:35
Foto Ilustrim

Evropa duhet të përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit të ri, paralajmëroi sot drejtorja e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Andrea Ammon, në një kohë kur shumë vende kanë filluar heqjen e kufizimeve.

“Virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më tepër sesa në janar dhe shkurt. 85%-90% e popullsisë mbetet e ekspozuar ndaj sëmundjes COCID-19”, tha ajo.

“Nuk dua të pikturoj një imazh katastrofik, por mendoj se duhet të jemi realistë. Tani nuk është koha për t’u çlodhur plotësisht”, shtoi Ammon.

Europa është kontinenti më i prekur nga pandemia, me gati 2 milionë raste, përfshirë 169 932 fatale, kryesisht në Britaninë e Madhe, Itali, Francë dhe Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat