Instituti francez boton studimin: Koronavirusi nuk mbijeton në det

Evropë

Instituti francez boton studimin: Koronavirusi nuk mbijeton në det

Më: 21 maj 2020 Në ora: 22:59
Foto Ilustrim

Koronavirusi i ri nuk mbijeton në ujin e detit. Lajmi i mirë, sidomos në prag të sezonit veror vjen nga shkencëtarët e Institutit kërkimor francez “Ifremer”.

Në arritjen e këtij konkluzioni, ata studiuan midhjet bashkë me kampionë uji të detit të marra nga zona të ndryshme në Francë. Mes 21 molusqeve të analizuara, nuk u gjend asnjë gjurmë e koronavirusit.

E njëjta gjë edhe për ujin e detit, ku nuk u verifikua prezenca e virusit. “Edhe pse nuk mund të flasim me bindje të plotë për të gjithë molusqet dhe ujërat detar të Francës, mungesa e gjurmëve të COVID-19 në studimin tonë është një lajm i mirë”, shpjegojnë shkencëtarët e institutit kërkimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat