Britania publikon bilancin e fundit rreth koronavirusit, nuk shënohet ulje e rasteve - Bota Sot
Britania publikon bilancin e fundit rreth koronavirusit, nuk shënohet ulje e rasteve

Evropë

Britania publikon bilancin e fundit rreth koronavirusit, nuk shënohet ulje e rasteve

Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:11
Foto Ilustrim

Në Britaninë e Madhe ulja e numrit të viktimave është ende e ngadaltë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 351 persona.

Ndërkohë, janë 3287 britanikët që janë diagnostikuar si të sëmurë me virusin pandemik në 24 orët e fundit, tregues ky që koronavirusi ende qarkullon me një farë intensiteti në territorin e ishullit.

Numri total i të prekurve ka kaluar 250 mijë pacientët, edhe pse studime thonë se duke mbledhur edhe personat asimptomatikë dhe me simptoma të lehta, numri tyre mund të arrijë deri në 5 milionë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat