Insiston firma britanike: Deri në shtator, do e kemi vaksinën kundër Covid-19 gati

Evropë

Insiston firma britanike: Deri në shtator, do e kemi vaksinën kundër Covid-19 gati

Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Banorët britanez do kenë në gjendje t’i nënshtrohen vaksinës kundër koronavirusit që nga shtatori, sipas shefit ekzekutiv të firmës farmaceutike AstraZeneca, Pascal Soriot.

Soriot deklaroi për BBC të dielën se britanikët do jenë të parët që do kenë mundësi të marrin vaksinën që nga vjeshta.

Firma për prodhimin e barnave, e cila po punon në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, më herët ka thënë se ka siguruar të paktën 400 milionë doza vaksine.

Megjithatë, një anëtar kryesor i projektit tha për The Telegraph që ulja e transmetimit të Covid-19 do jetë në përputhshmëri me pjesëmarrjen në testim.

“Ne kemi marrë urdhër nga qeveria britanike për furnizimin e 100 milionë dozave të vaksinës. Ato do shkojnë tek britanikët”, u përgjigj Soriot, në pyetjen se a do jenë banorët e Mbretërisë së Bashkuar të parët që do kenë qasje në vaksinë.

“Nuk ka dyshim se që nga shtatori, do fillojë vaksinimi në bashkëpunim me qeverinë britanike”, shtoi tutje ai për BBC One.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit, e emëruar si ChAdOx1 nCoV-19, ështe testuar në njerëz që nga 23 prilli dhe është provuar si e sigurt. Ekipi po thotë se po sheh progres në mesin e të vaksinuarve me ChAdOx1 nCoV-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat