Xhamia e Madhe në Romë e mbyllur prej Covid, besimtarët në Itali falin Namazin në rrugë

Evropë

Xhamia e Madhe në Romë e mbyllur prej Covid, besimtarët në Itali falin Namazin në rrugë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:11
Romë

Si në gjithë botën, Fitër Bajrami është festuar edhe në Itali.

Si një ndër vendet më të prekura nga Covid-19, falja e Namazit nga besimtarët myslimanë është kryer jashtë xhamive duke respektuar protokollet shëndetësore të sigurisë.

Besimtaret u falen në rrugë pasi Xhamia e Madhe në Romë është e mbyllur për shkak të masave anti Covid.

Edhe pse qeveria vendosi hapjen e objekteve fetare, Qendra Kulturore Islamike për të garantuar sigurinë e shëndetit publik ka vendosur ta shtyjë hapjen e xhamive për disa ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat