Britania e Madhe do rihapë shkollat më një qershor

Evropë

Britania e Madhe do rihapë shkollat më një qershor

Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Shkollat ​​në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë të rihapen më 1 qershor, bëri me dije kryeministri britanik Boris Johnson në një konferencë të përditshme për koronavirusin të dielën.

“Në përputhje me qasjen e shumë vendeve të tjera, edhe ne do i rikthejmë fëmijët sërish në shkolla, në një mënyrë që të jetë e menaxhueshme dhe sa më e sigurt”, tha Johnson, shkruan CNN.

“Ne atëherë synojmë që nga 15 qershori që të hapen shkollat për nxënësit në mes të moshës 10-12 vjeçare, për t’i ndihmuar ata të përgatiten për provime vitin e ardhshëm”, shtoi i pari i legjislativit britanik.

Sipas kryeministrit britanik, shkollat ​​do të pajisen me udhëzime se si të rihapen në një mënyrë të sigurt për studentët, mësuesit dhe prindërit. Udhëzimet përfshijnë:

Reduktimi i numrit të nxënësve
Pushime të gjata dhe kohë të drekës
Shpeshtësia e pastrimit të duarve
Ndalimi i përdorimit të sendeve të përbashkëta
Shfrytëzimi i hapësirës në natyrë

“Të gjithë fëmijët dhe stafi dhe familjet e tyre do të kenë qasje në testime, në rast se shfaqin simptoma”, shtoi Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat