Në Mal të Zi shërohen të gjithë pacientët me Covid-19

Evropë

Në Mal të Zi shërohen të gjithë pacientët me Covid-19

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Qeveria e Malit të Zi bën të ditur se atje janë shëruar të gjithë të prekur me Covid-19.

Këtë e bëri të ditur qeveria e atjeshme me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, duke shtuar se Mali i Zi ishte shteti i fundit në Evropë që u prek me koronavirus më 17 mars.

Ndërsa, Instituti i Shëndetësisë Publike në Mal të Zi ka deklaruar se së fundmi atje janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thonë në Twitter nga ky institut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat