Edukatorja britanike përfundon prapa grilave, testi i ADN-së zbulon të vërtetën – solli në jetë foshnjën e të miturit për të cilin kujdesej

Evropë

Edukatorja britanike përfundon prapa grilave, testi i ADN-së zbulon të vërtetën – solli në jetë foshnjën e të miturit për të cilin kujdesej

Më: 25 maj 2020 Në ora: 13:46
Lea Cordis

Edukatorja Lea Cordis, 20-vjeçe nga Britania e Madhe është dënuar me dy vite burgim, pasi kishte pasur marrëdhënie intime me një djalë 13-vjeç –  madje duke lindur djalin e saj.

Siç raportojnë mediat angleze, gjatë procesit gjyqësor kjo vajzë kishte pasur marrëdhënie intime pesë herë me të miturin, në kohën sa ishte angazhuar nga prindërit e tij që të kujdeset për të.

Në fillim ajo kishte mohuar akuzat, madje kishte shkuar aq larg duke akuzuar djaloshin për përdhunim, por testi i ADN-së dëshmuoi se ai është babai i fëmijës.

Siç raporton mediumi anglez Metro, Lea kishte pasur marrëdhënie me djaloshin gjatë vitit 2017 kur edhe u fut në dhomën e tij ku ai po luante. Fillimisht e kishte përqafuar dhe më pas puthur – për të vazhduar me pas me zhveshjen e rrobave duke e lutur që kenë marrëdhënie intime.

Aty filloi gjithçka, vazhduan duke pasur marrëdhënie intime që Lea i kishte fshehur nga bashkëshorti, derisa nuk solli në jetë fëmijën, ku aty bashkëshorti i saj kishte menduar se është babai.

E gjatë gjykimit është thënë se ajo nuk ka treguar shenje të pendesës për shkak të veprimeve të saj. Dyshja kishin jetuar në të njëjtën lagje para se gjithçka të fillonte.

Gjithçka u zbuluar korrik të vitit 2018, kur e ëma e djaloshit filloi të dyshojë se diçka e pazakontë po ndodh me të dhe menjëherë e kontaktoi policinë.

Edukatorja në fillim kishte mohuar gjithçka, por testi i ADN-së zbuloi të vërtetën. Fëmijët që ajo solli në jetë është nën kujdesin e shtetit edhe pse për një gjë të tillë është kundër babai i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat