Shkeli rregullat e Covid-19/ Presidenti i Austrisë kapet “mat” nga policia në restorantin e shqiptarit në Vjenë

Evropë

Shkeli rregullat e Covid-19/ Presidenti i Austrisë kapet “mat” nga policia në restorantin e shqiptarit në Vjenë

Më: 25 maj 2020 Në ora: 14:16
Aleksandër Van der Bellen

Presidenti i Austrisë, Aleksandër Van der Bellen theu rregullat e vendosura për shkak të situatës së Covid-19. Policia e gjeti atë në një restorant bashkë me gruan dhe dy miq, përtej orarit të lejuar që është 23:00.

Ai ndodhej në restorantin “Sole”, i cili gjendet në zemër të Vjenës dhe është në pronësi të shqiptarit Aki Nuredinit. I hapur në fillim të viteve 80-të, lokali me kuzhinë italiane është një pikëtakim i njohur për artistë, politikanë, kompozitorë, sportistë.

Presidenti Van der Bellen tha se ishte harruar duke bërë muhabet dhe nuk e kishte parë orën. Përmes një postimi në Twitter, ai shprehu pendesën e tij dhe tha se kishte kryer një gabim.

“Unë dola për të ngrënë për herë të parë që nga fillimi i masave kufizuese me gruan time dhe dy miq. Biseduam dhe fatkeqësisht nuk e vura re orën. Me vjen shume keq. Ishte një gabim”, tha ai.

Pronari i lokalit Aki Nuredini u shpreh:

“Presidenti është një klientët e mi të rregullt, siç janë edhe shumë artistë. Ai porositi peshk për darkë. Unë gjithçka e kam bërë sipas rregullave dhe e kam mbyllur lokalin në orën 23:00, siç thotë edhe ligji. Presidenti ka vazhduar të qëndrojë me gruan e tij jashtë në pjesën e mbuluar të kopshtit.”

Sipas rregullave të reja, për shkak të pandemisë, lokalet që qëndrojnë të hapura pas orës 23:00 mund të gjobiten me deri në 30 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat