Afrohet për të parë fundin e shkëmbit, vajza tërhiqet me shpejtësi nga prindërit e saj

Evropë

Afrohet për të parë fundin e shkëmbit, vajza tërhiqet me shpejtësi nga prindërit e saj

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:03
Foto

Fotografitë tregojnë momentin e frikshëm të një vajze të vogël, e cila u tërhoq prapa nga një skaj shkëmbi, pasi u nxitua për të parë nga afër.

Sipas mediave të huaja, ajo po shëtiste me familjen e saj, përgjatë shkëmbinjëve prej 121 metrave lartësi, vendi i cili gjendet në Birling Gap afër Eastbourne të Anglisë.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme ajo tërhiqet shpejt nga prindërit, ndërsa era fryente në po ato momente.

Raportohet se turistët janë paralajmëruar në lidhje me rreziqet e vendndodhjes, si dhe erërave të forta që shkaktohen në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat