Kërkohet shkarkimi i këshilltarit të kryeministrit Boris Johnson

Evropë

Kërkohet shkarkimi i këshilltarit të kryeministrit Boris Johnson

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:23
Dominic Cummings

Dominic Cummings, këshilltari i kryeministrit britanik Boris Johnson është duke u përballur me thirrje për të dhënë dorëheqje.

Ai po akuzohet se ka shpërfillur masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, shkruan Euronews.

Sipas raportimeve, Cummings së bashku me gruan e tij kanë udhëtuar 400 kilometra nga Londra për në Durham gjatë muajit mars, megjithëse të dy ata kishin simptoma të Covid-19.

Kryeministri Johnson nuk ka pranuar ta largojë nga detyra këshilltarin e tij Cummings, me arsyetimin se ai nuk ka pasur “alternativë tjetër”.

Kjo ka shkaktuar tensione në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës në Britani të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat