Irlandë, asnjë viktimë nga Covid-19 që nga 21 marsi

Evropë

Irlandë, asnjë viktimë nga Covid-19 që nga 21 marsi

Më: 26 maj 2020 Në ora: 12:39
Irlandë

Për herë të parë që nga 21 marsi, në Irlandë nuk është raportuar asnjë viktimë e re nga koronavirusi.

”Deri tani në vend janë regjistruar 1 606 viktima, ndërsa numri i të infektuarve u rrit gjatë natës me 59 raste të reja, duke arritur në 24 698”, njoftuan autoritetet irlandeze të shëndetësisë.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar e vlerësoi këtë arritje të rëndësishme në Twitter, duke shtuar “ne do të fitojmë”.

”Rritja e ulët e rasteve dhe viktimave gjatë javës së kaluar tregon se si vend, ne e kemi mposhtur COVID-19″, deklaroi zyrtari kryesor i mjekësisë, Toni Holohan.

“Janë dashur masa të rrepta për të arritur këtë”, theksoi ai, duke shtuar se do të duhej edhe një javë tjetër për të vlerësuar ndikimin e plotë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat