Mblidhen rreth 10 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës anti-COVID-19

Evropë

Mblidhen rreth 10 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës anti-COVID-19

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:05
Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në një fushatë globale për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e vaksinës dhe terapive kundër Covid-19 deri më tani janë mbledhur 9.5 miliardë euro.

“Rezultat i shkëlqyeshëm, arritja e momentit të parë historik në maratonën e udhëhequr nga Komisioni i BE-së”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.

Fushata për dhurimin e mjeteve, e cila është shmangur nga Shtetet e Bashkuara, kishte arritur t’i siguronte tetë miliardë dollar nga liderët botërorë dhe institucionet e tjera më 4 maj, në datën kur kishte nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat