Belgjikë, mbi 57 mijë raste me COVID-19

Evropë

Belgjikë, mbi 57 mijë raste me COVID-19

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:31
Ilustrim

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në 57.592, pas 137 rasteve të reja të shënuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Qendra belge e Krizave nëpërmjet një deklarate njoftoi se në 24 orët e fundit, 36 persona janë shtruar në spital ndërsa 145 të tjerë janë liruar pas trajtimit.

Në deklaratë thuhet se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është zvogëluar me 29 persona duke e ulur në 220 numrin e përgjithshëm.

Në deklaratën e saj Qendra e krizës vuri në dukje se me 137 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në Belgjikë ka arritur në 57.592 ndërsa me 36 vdekje të reja ka arritur në 9.364 numri i vdekjeve prej të cilëve 48 për qind kanë ndërruar jetë në spitale dhe 51 për qind në azile.

– Procesi i normalizimit në Belgjikë

Në fillim të javës vendi kaloi në fazën e dytë të normalizimit. Shkollat u hapën sërish në mënyrë graduale nën masa të rrepta më 18 maj.

Muzetë dhe kopshtet zoologjike u hapën me kushtin e marrjes së masave të nevojshme dhe që shitjet e biletave t’i kryejnë nëpërmjet internetit. Në të njëjtat kushte mund të ofrojnë shërbim edhe libraritë.

Ndërkohë berberët dhe parukeritë mund të pranojnë klientë me rezervime ndërsa mund të mbahen ceremonitë mortore dhe ato martesore me pjesëmarrje maksimale prej 30 personash.

Po ashtu edhe vendet e tregjeve u hapën duke ruajtur distancën sociale. Përsa i përket klubeve sportive ato mund të zhvillojnë stërvitje jo më shumë se me 20 persona dhe në ambiente të hapura.

Në fazën tjetër do të kalohet më 8 qershor. Zhvillimi i ndeshjeve sportive dhe fillimi i turizmit të brendshëm do të diskutohet në periudhat e mëpasshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat