Njëra ndër fotografitë më prekëse të dekadës: Dy punëtorët përqafohen pak para vdekjes mbi turbinën e erës

Evropë

Njëra ndër fotografitë më prekëse të dekadës: Dy punëtorët përqafohen pak para vdekjes mbi turbinën e erës

Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:17
Punëtorët

Përqafimi i fundit i dy punëtorëve holandezë përpara se të vdisnin nga shpërthimi i turbinës së erës, është njëra ndër fotografitë më prekëse që janë kapur ndonjëherë

Me 29 tetor të vitit 2013 në Ooltgensplaat, Holland, shpërtheu një turbinë e erës duke i bllokuar dy punëtorë të rijnë në lartësinë 80 metra. Dy djelmoshat po kontrollonin turbinat e erës, derisa njëra nga to shpërtheu.

Zjarri i bllokojë ata në atë lartësi të madhe dhe ata kishin zgjedhur që të përqafoheshin me njëri tjetrin, pak para se të vdisnin.

Njëri nga teknikët u hodh nga turbina për të mos djegur gjallë, ndërsa tjetri u përpoq të lëshohej nga brenda, por u bllokua dhe vdiq.

Ajo që e bën më shumë prekëse këtë ngjarje është se dy teknikët kanë qenë të moshës 19 dhe 21 vjeç.

Ky aksident ka ndodhur në një fermë me turbina të erës në Ooltgensplaat, Holland. Një ekuipazh prej katër vetash po kryente mirëmbajtje rutinore në turbinën me erë 67 metra, kur papritmas shpërtheu zjarri. Dy nga katër personat ishin në gjendje të shpëtonin ndërsa dy të tjerët u bllokuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat