Aeroplani rus goditet nga rrufeja derisa po fluturonte, imazhet tregojnë dëmin e shkaktuar

Evropë

Aeroplani rus goditet nga rrufeja derisa po fluturonte, imazhet tregojnë dëmin e shkaktuar

Më: 28 maj 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një nga aeroplanët më të mëdhenj të ngarkesave në botë u godit nga rrufeja ndërsa po fluturonte.

Aeroplani thuhet se ishte i ngarkuar me pajisje mbrojtëse shëndetësore nga Kina në Evropë.

Sipas mediave të huaja, Antonov An-124-100 ‘Ruslan’ u godit në zbritjen e tij për një ndalesë karburanti në Krasnoyarsk në Siberi.

Dhe fotografitë e aeroplanit në aeroportin e Krasnoyarsk tregojnë hundën e tij të “dëmtuar” pas goditjes nga rrufeja.

Ai ishte në rrugë nga Shanghai në Porto në Portugali që transportonte pajisje jetësore të mbrojtjes personale.

Si rezultat, ai do t’i nënshtrohet riparimeve të mëdha. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat