Turqia parashikon të mbyllë vitin 2020 me rritje ekonomike

Evropë

Turqia parashikon të mbyllë vitin 2020 me rritje ekonomike

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:51
Berat Albayrak nga takimi

Turqia kërkon të përfundojë vitin 2020 me një normë pozitive të rritjes ekonomike pavarësisht nga parashikimet negative për shkak të krizës së coronavirusit të ri (COVID-19), deklaroi të mërkurën, Berat Albayrak, ministri i Thesarit dhe Financave të vendit, transmeton Anadolu Agency.

“Turqia do të jetë një nga vendet më pak të prekura nga shpërthimi i coronavirusit në punësim dhe rritje”, tha ministri Albayrak për transmetuesin kombëtar TRT.

Ai potencoi se ekonomia turke parashikohet të shënojë rritje në tremujorin e parë të këtij viti.

Me rastin e parë të COVID-19 të zbuluar në Turqi në mes të marsit, ndikimi i pandemisë ishte me i theksuar në prill.

“Ndërsa shumë vende pritet të shohin një recesion serioz në tremujorin e dytë të këtij viti, Turqia do të preket më pak në krahasim me të tjerët”, nënvizoi Albayrak.

Duke folur për pakon “Mburoja e Stabilitetit Ekonomik të Turqisë” të zbuluar këtë mars për të ndihmuar kompanitë që të përballen me ndikimin e COVID-19 në ekonomi, Albayrak tha se vlera e paketës së ndihmës ka arritur në 260 miliardë lira turke (38 miliardë dollarë) deri më tani.

Albayrak rikujtoi se me efektin shumëzues, madhësia e pakos së shpëtimit kishte arritur afro 600 miliardë lira (89 miliardë dollarë), ekuivalente me 10 deri në 11 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit.

Sipas tij, normalizimi pas krizës së COVID-19 në Turqi do të fillojë që nga qershori, sikurse në pjesën tjetër të botës.

“Ne po hyjmë në një periudhë kur gjallëria graduale do të fillojë në eksporte, tregti, turizëm dhe tregun e brendshëm në qershor dhe korrik”, tha ai.

“Turqia do të ndjekë politika të bazuara në prodhim dhe huazim me monedha vendase”, nënvizoi Albayrak.

Ai vuri në dukje se vendi do të ndërmarrë hapa për të siguruar që tregjet lokale dhe kërkesa e brendshme të rigjenerohen me shpejtësi në epokën pas pandemisë.

“Ne do të njoftojmë pako stimuluese për të normalizuar tregun e brendshëm”, tha Albayrak.

Duke theksuar se Turqia po zhvillon bisedime për të vendosur linja shkëmbimi me shumë vende, ai tha se: “Ne duhet t’i konsiderojmë çështjet e shkëmbimit në kontekstin e tregtisë me monedha vendore”, të cilave vendi u jep përparësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat