Pas Malit të Zi “barrierën” për serbët e vendosën edhe kroatët – kritere vetëm për shtetasit serb

Evropë

Pas Malit të Zi “barrierën” për serbët e vendosën edhe kroatët – kritere vetëm për shtetasit serb

Nga: F. B. Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:05
Flamuri kroat

Nga Podgorica konfirmuan masën ndaj shtetasve serb, këtë e “kopjuan” edhe në Zagreb, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”

Serbia ende nuk plotëson kriterin prej më pak se 25 raste në 100 mijë banorë sipas të cilës Mali i Zi hapi kufijtë me vende tjera, andaj mbetet vendimi i ndalesës për hyrje në këtë vend.

Këtë e tha në Podgoricë kreu i Trupi Kombëtar Koordinues Milutin Simoviç, në të njëjtën ditë kryeministri kroat Andrej Plenkoviç paralajmëroi hapjen e kufijve me 10 vende evropiane, ndër të cilat nuk është Serbia, duke shtuar se shtimi i vendeve me lejim hyrje varet nga “situata”.

Vendimi malazez sipas “Novosti” nuk vlen për gjermanët edhe polakët edhe pse nuk plotësojnë kriterin, gjë që ka nxitu reagim edhe hidhërim në Beograd.

Kryeministrja Ana Brnabić tha se është “perfekt e qartë” porosia e Podgoricës se qytetarët serb janë të padëshiruar në Malin e Zi, duke vlerësuar këtë hap si vendim “klasik të mjegullimit të politikanëve ndaj interesit ekonomik e qytetarëve:

“Ky vendim është motivuar nga politika, ndërsa rreth asaj që tha kryeministri malazez Markoviç se kam mundur ta kontaktoj, nuk ka çka sqaron ai sepse është çdo gjë e qartë”.

Ajo shtoi se “ beson se do ketë presion nga turistët e hotelierët pasi qytetarët tanë janë turistë të mirë, në një moment do lëshojnë pe nga presion dhe do të na ftojnë të shkojmë atje, unë ftoj qytetarët që mos të shkojnë atje ku janë të padëshirueshëm”.

Ministri i jashtëm Ivica Daçiq pyeti si është e mundshme që qytetarët serb nuk janë të rrezikuar në Greqi, Bullgari e Hungari që kanë hap kufijtë e janë të rrezikshëm për Malin e Zi?

Në vendimin malazez ka reaguar edhe zyrtari i Departamentit të Shtetit për Ballkan Metju Palmer:

“Mali i Zi ka të drejtë të vendos kriter kush mund të hyj në vend pasi ka ende situatë epidemiologjike, por Podgorica duhet me vëmendje të shqyrtojë si ndikon kjo tel fqinjët dhe në stinën verore, duke ditur rolin që kanë turistët serb në ekonominë malazeze.

Tensionet ka tentuar të i zbus ambasadori malazez në Serbi Tarzan Milosheviç, që tha se lista e vendeve me të cilat vendi hap kufijtë nuk është definitiv:

”Për ne interesi më i madh është hapja e kufirit me Serbinë, andaj mendoj se situata aktuale me kufij do zgjidhet në ditët në vijim, malazezët edhe serbët janë popuj vëllezër”.

Kufirin me Serbinë prej dje ka vendos ta hap edhe BiH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat