Koronavirusi në Francë, bie numri i vdekjeve dhe rasteve të reja

Evropë

Koronavirusi në Francë, bie numri i vdekjeve dhe rasteve të reja

Më: 29 maj 2020 Në ora: 23:48

Numri i vdekjeve në Francë nga koronavirusi u rrit për më pak se 100 për të nëntën ditë me radhë, derisa numri i rasteve të reja të konfirmuara ka vazhduar të ngadalësohet.

Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus në Francë është në rënie, derisa vendi po përgatitet që ta largojë bllokimin.

Franca pritet që të lejojë hapjen e restoranteve, bareve dhe kafeneve nga 2 qershori – me më shumë kufizime në Paris se kudo tjetër – derisa qeveria pritet që ta heqë gjithashtu kufizimin mbarëkombëtar të udhëtimit në perimetrin prej 100 kilometrave.

Më herët gjatë ditës, agjensia e statistikave INSEE tha se më pak njerëz vdiqën në Francë në fillim të majit sesa në të njëjtën periudhë në dy vitet paraprake, pas shifrave frikësuese të vdekjeve gjatë muajve mars dhe prill – kur pandemia arriti pikun.

Ministria e Shëndetësisë në Francë tha se numri i vdekjeve është rritur për 52 ose 0,2 për qind që e çon shifrën e përgjithshme të vdekjeve në 28,714 – vendi i katërt në botë për nga vdekjet.

Numri i rasteve të reja është rritur për 0,4 për qind që e çon numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 149,668.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat