"Jelekët portokalli" në sheshin e Milanos pa distanca dhe maska sigurie, do gjobiten

Evropë

"Jelekët portokalli" në sheshin e Milanos pa distanca dhe maska sigurie, do gjobiten

Më: 30 maj 2020 Në ora: 20:18
Foto

Qindra njerëz u mblodhën mëngjesin e të shtunës në "Piazza Duomo" në Milano pa asnjë distancë sigurie dhe në shumë raste pa maska ose me maskat që i mbanin të ulura poshtë fytyrës.

Policia ka nisur hetimet. Organizatorët dhe demonstruesit do të identifikohen përmes pamjeve dhe do të raportohen për shkeljen e dekretit të kufizimeve anti-Covid.

Imazhet e demonstratës në Milano e cila u zhvillua njëkohësisht edhe në sheshe të tjera italiane, riktheu në shesh 'jelekët portokalli', lëvizja protestuese e drejtuar nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, i cili mes të tjerave kërkon largimin e qeverisë Conte, krijimin e një qeverie të re kombëtare dhe kthimin e lirës italiane.

Kryebashkiaku, Beppe Sala, dënoi shkeljen e rregullave të shëndetit: 

"Unë i kërkova prefektit të denoncojë organizatorët e të ashtuquajturës demonstratë të "jelekëve portokalli": është një veprim i papërgjegjshmëm në një qytet si Milano që po përpiqet kaq shumë për të dalë nga situata e vështirë ku është.”
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat