Spanja nuk raporton të vdekur nga koronavirusi, për herë të parë në tre muaj

Evropë

Spanja nuk raporton të vdekur nga koronavirusi, për herë të parë në tre muaj

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:46
Foto

Për herë të parë në tre muaj, Spanja nuk ka raportuar të vdekur nga coronavirusi gjatë periudhës 24 orëshe.

Sipas mediave të huaja, numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte i pandryshuar që nga dita e diel, me 27 mijë.

Ministria e Shëndetësisë në vend ka bërë ditur se numri i rasteve nga coronavirusi u rrit me 71 në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 239 mijë.

Ndërkaq shefi i urgjencës për shëndetësi, Fernando Simon, i përshkroi “inkurajuese” statistikat e fundit.

“Statistikat po shkojnë në ‘vendin e duhur’”, ka thënë ai.

Ndryshe përveç Spanjës, autoritetet në Itali kanë bërë të ditur se coronavirusi po zhduket pasi nuk ka asnjë rast në klinika, dhe se virusi po humbet fuqinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat