Protestuesit hedhin koktej molotovi në afërsi të ambasadës amerikane në Athinë

Evropë

Protestuesit hedhin koktej molotovi në afërsi të ambasadës amerikane në Athinë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 11:55
Foto Ilustrim

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e demonstruesve që hidhnin koktej molotovi gjatë protestave të organizuara në afërsi të ambasadës amerikane në Athinë, të cilat ndodhën si rezultat i vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në SHBA, raporton Reuters.

Pesë persona janë arrestuar, kurse 12 tjerë janë në paraburgim. E sipas të dhënave të policisë greke, pjesëmarrësit në protesta kanë sulmuar policët pranë ambasadës duke hedhur koktej molotovi, gurë dhe mjete tjera të forta, duke ia vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave.

Marshi i organizuar nga grupet majtiste, filloi nga sheshi Sintagma dhe përfundoi pranë ambasadës amerikane. Fillimisht ishin mbledhur rreh 3 mijë persona.

Ata mbanin transparentë me mbishkrimin “Nuk mund të marrë frymë” si dhe duke brohoritur kundër dhunës policore dhe racizmit në SHBA.

Kujtojmë që Floyd ndërroi jetë derisa policia amerikane po tentonte ta arrestonte në Minneapolis, gjë që ka nxitur protesta në mbarë SHBA-të por edhe në vendet e tjera të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat