Panik në parlamentin britanik, deputeti djersitet gjatë fjalimit dhe dërgohet për testim të COVID-19 – tërë salla dezinfektohet

Evropë

Panik në parlamentin britanik, deputeti djersitet gjatë fjalimit dhe dërgohet për testim të COVID-19 – tërë salla dezinfektohet

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 12:12
Alok Sharma

Deputeti britanik Alok Sharma i është nënshtruar testit të coronavirusit dhe aktualisht gjendet në vetëizolim, pasi nuk ishte ndjerë mirë me shëndet derisa i ishte drejtuar deputetëve nga foltorja e Parlamentit britanik.

Sharma ishte djersitur dhe për disa herë kishte fshirë ballin me faculetë derisa po diskutonte.

Ndërkaq e tërë salla është “dezinfektuar”, si preventivë në momentin që Sharma është larguar nga salla.

Ndryshe ky deputet kishte marrë pjesë në një takim në kabinetin e kryeministrit britanik Boris Johnson në Downing Street.

Edhe pse numri i deputetëve që lejohen të ulen në Parlament vazhdon të jetë i kufizuar, shumë nuk janë të kënaqur që duhet të rikthehen në Westminister, duke pretenduar se paraqet rrezik për ta dhe votuesit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat