Ekipi i një televizioni sulmohet nga protestuesit në Londër derisa po raportonin drejtpërdrejt

Evropë

Ekipi i një televizioni sulmohet nga protestuesit në Londër derisa po raportonin drejtpërdrejt

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur ekipi i gazetarëve dhe kameramanëve të një televizioni ndiqen nëpër Londër, pasi u sulmuan gjatë transmetimit live në protestën e organizuar në mbështetje dhe solidarizim të familjes së George Floyd, i cili ndërroi jetë në SHBA derisa policia po tentonte ta arrestonte.

Korrespondenti australian Ben Avery dhe kameramani i tij Cade Thompson, po filmonin rrjedhën e protestave në Whitehall, kur protestuesit që në fillim dukeshin paqësor filluan të shfaqin shenja dhune.

Ata në fillim tentuan të pengojnë punën e gazetarit dhe kameramanit, duke u dalë para objektivit të kamerës dhe duke ndërprerë gazetarin gjatë raportimit live.

Pa kaluar shumë sekonda, ata iu vërsulën duke e detyruar këtë ekip të televizioni të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes. E disa orë më vonë, korrespondenti i Nine News ka pranuar se kishte kërkuar ndihmë nga mjekët në spitalin më të afërt, pasi ishte goditur me një shishe në kokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat