Një i vdekur dhe 48 të infektuar nga koronavirusi në Serbi

Evropë

Një i vdekur dhe 48 të infektuar nga koronavirusi në Serbi

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur edhe një person nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri ka arritur në 246, thuhet në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.

Të enjten janë konfirmuar edhe 48 raste me COVID-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 11,571.

Prej tyre, nga sëmundja, janë shëruar 6,910.

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se një spital i përkohshëm në Beograd, që filloi punën dy muaj më parë, do të mbyllet. Pacientët do të transferohen në një spital tjetër në afërsi të Beogradit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat