Brenda 24 orëve në Itali u regjistruan 177 raste të reja - Bota Sot
Brenda 24 orëve në Itali u regjistruan 177 raste të reja

Evropë

Brenda 24 orëve në Itali u regjistruan 177 raste të reja

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Italia vazhdon të shënojë viktima dhe raste pozitive me Covid 19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 88 viktima dhe janë regjistruar 177 raste të reja.

Numri i viktimave nga pandemia e Covid-19 ka arritur deri më sot në 33,689, ndërsa të infektuarit në 234,013.

Në përmirësim shfaqet ditë pas ditë situata në sistemin shëndetësor. Aktualisht janë 5,503 pacientë të shtruar në regjim spitalor e 338 në repartet e terapisë intesive.

Pacientë të shëruar deri më sot janë 161,895 dhe janë 957 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Persona aktivë pozitiv me Covid-19 aktualisht janë 38,429.

Më datë 3 qershor qeveria italiane ka vendosur hapjen e kufijve mes 21 rajoneve italiane si dhe kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet anëtare të BE dhe të zonës Schengen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat