Bullgari: Virusi Corona dhe mungesa standardesh në spitale

Evropë

Bullgari: Virusi Corona dhe mungesa standardesh në spitale

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 09:52
Bullgari

Sistemi i mjekësisë në Bullgari është i mbingarkuar nga epidemia e Coronës. Mjekët paguhen jashtë Bullgarisë shumë më mirë se në vend, prandaj në Bullgari ndihet mungesa e mjekëve.

Bullgaria është një nga vendet që e ka vënë nën kontroll pandeminë Corona. Që më 13 mars u vendos bllokada sociale dhe u ndalua çdo lloj kontati shoqëror. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 20 maj ka pasur 2292 të infektuar, 116 raste vdekjeje dhe 684 të shëruar. Megjithatë duhet thënë se bëhen pak analiza kontrolli. Shifrat reale është e vështirë të vlerësohen.

Që nga mesi i muajit maj, masat e marra janë duke u shfuqizuar edhe në Bullgari, megjithatë kriza ka nxjerrë në pah problemet themelore të sistemit bullgar të shëndetësisë: Disa spitale u kthyen në pika të nxehta të përhapjes së COVID-19, ku personeli mjekësor mori infeksionin dhe infektoi edhe pacientët. Situata është e rëndë sidomos në spitalin e Vidinit, një ndër qytetet më të varfëra të Bullgarisë.

Image

Spitali "Sveta Petka" i qytetit të Vidinit ndodhet prej javësh në titujt e gazetave. 43 vetë të personelit mjekësor, pra më shumë se 10 përqind e punonjësve, u infektuan me Corona gjatë punës. Dhe e kaluan virusin madje tek pacientët. Në spital mugojnë veshjet mbrojtëse të punës dhe nuk janë marrë masa sigurie për higjenën, thonë punonjësit.
Mariana Warbowska punon prej 20 vjetësh si infermiere në spital. Ajo është e vetmja që flet hapur për kushtet e këqija dhe vendimet e gabuara të spitalit. „Kur Covid-19 dhe epidemia u bënë publike, neve na dhanë një maskë për turn dhe dy palë doreza, sepse kaq kishte. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Më vonë morëm vesh se farmacia e spitalit kishte maska dhe doreza sa të duash. Por ato mbetën atje dhe unë nuk e di pse nuk u shpërndanë", thotë ajo.

Prej vitesh sistemi bullgar i shëndetësisë financohet pak dhe është shumë poshtë mesatares europiane sa i përket cilësisë. Mjekët paguhen jashtë Bullgarisë shumë më mirë se në vend, prandaj në Bullgari ndihet mungesa e mjekëve.

Image

Dhe kushtet e punës janë shumë më të këqija, për të gjithë personelin e sistemit të shëndetësisë. Prandaj tani pati rrezik të madh të infektimit me virus.

Infermierja Mariana Warbowska thotë, se në pavionin e saj ndodhen vetëm dy banja për gjithë ekipin mjekësor prej 20 vetësh në turn. Plus punonjësit e urgjencës, shoferët e kështu me radhë.

Por kritikat pë pak rroba mbrojtëse pune, dhe mungesë kujdesi, i hedh poshtë drejtorja e spitalit, Iweta Nawadenowa: „Informacionet janë manipuluar. Unë mund t‘ ju them se nuk është e vërtetë që spitali në Vidin, manaxhimi i spitalit dhe autoritetet vendase nuk kanë siguruar veshje të mjaftueshme pët mbrojtjen në punë. Këto janë gënjeshtra."

Megjtihatë edhe pacientët ankohen për kushte të papranuehsme. I ati i Petar dhe Olya Milanovi-t ndërroi jetë në klinikë para disa ditësh – me Covid 19. Ai u shtrua në spital për shkak të një problemi me zemrën. Familjarët janë duke bërë analizat me infermieren Mariana. Petar Milanov nuk ka marrë ende përgjigje për pyetjen nëse babai i tij është infektuar me virus gjatë qëndrimit në spital: "Askush nuk përgjigjej në telefon për dy ditë rresht. Dhe nuk e hapnin derën e stacionit ku ndodhej ai. Dikush duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Dikush duhet të dëmshpërblejë njerëzit që janë dëmtuar për shkak të marrjes së vendimeve të gabuara.

Në Vidin ka shumë raste me corona. Qyteti ndodhet në një nga rajonet më të varfëra të Bullgarisë. Papunësia është e madhe.

Ndërkohë në klinikë disa punonjës janë larguar nga puna. Autoritetet e kanë të vështirë të gjejnë personel të ri në kohë krize. Por kryetari i bashkisë, Tsvetan Tsenkov, thosë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me rrogat e ulëta të punonjësve. „Mosha mesatare e mjekëve, infermierëve dhe kolegëve të tjerë që punojnë në spital është 55 deri 60 vjeç. Rroga e tyre është 880 lewa, rreth 440 euro. Çfarë të them unë tjetër? Kjo është tek ne sa gjysma e rrogës së një shoferi autobuzi."

Sipas mendimit të tij, higjena është përmirësuar shumë në klinikën "Sveta Petka". „Kolegët e mi ndoshta e kanë nënvleftësuar situatën. Por ju mund të shihni me sytë tuaj se masat e nevojshme janë marrë. Kushdo që ka qenë në front të parë, rreth 130 raste, është kontrolluar një më një.

Por përvoja e Marianës ka qenë e ndryshme. Edhe ajo donte të dinte nëse mos vallë është infektuar me virusin Corona gjatë punës. Por kontrolli u bë i mundshëm vetëm kur ajo pagoi vetë. „Unë shkova në sektorin e mikrobiologjisë, për të kërkuar një analizë të shpejtë. Mua mu tha që duhet të paguaja 50 Leva, pra 25 euro. Vetëm me faturë u bë u mundur analiza."
Megjithatë, Mariana nuk do që ta lerë punën dhe të largohet nga Vidin. Spitali Sveta Petka është shtëpia e saj. Pavarësisht të gjithave. Dorëzim nuk ka, thotë ajo./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat