Belgjikë, qytetarët kërkojë heqjen e statujave të mbretit - Bota Sot
Belgjikë, qytetarët kërkojë heqjen e statujave të mbretit

Evropë

Belgjikë, qytetarët kërkojë heqjen e statujave të mbretit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:54
Belgjikë

Edhe Belgjika po kujton një anë të errët të historisë së saj me racizmin në kohën kur protestat për afroamerikanët në Amerikë vazhdojnë pa pushim. Në qendër të kritikave është ish-mbreti Leopoldi i Dytë i periudhës kolonialiste të vendit.

Protestat në Amerikë për vdekjen e afroamerikanit Xhorxh Floid kanë frymëzuar edhe shtete të tjera të rishohin lidhjet e tyre historike me skllavërinë dhe racizmin.

Në Belgjikë, statujat e mbretit Leopoldi i Dytë janë mbuluar në ngjyrë të kuqe apo u është vënë zjarri.

Më shumë se 30 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticione për heqjen e monumenteve të tij nga Brukseli, duke e quajtur ish-monarkun të padenjë për kryeqytetin e Bashkimit Europian.

Mbreti Leopoldi i Dytë ishte prijës i fronit në epokën koloniale të Belgjikës.

Në fundvitet 1800 deri më 1908-ën, trupat belge nën urdhrat e tij vlerësohet se masakruan me miliona afrikanë të Kongos që nuk përmbushnin objektivat e mbledhjes së fildishit apo kauçukut për goma.

Skllevërve sakatoheshin apo qëlloheshin, shpesh edhe silleshin në Belgjikë për t’u ekspozuar në kopshtet zoologjike të vendit.

Shumë belgë ndjejnë keqardhje për këtë periudhë historike.

“Pse të kthehemi kaq shumë pas kur e kaluara ka shumë gjëra të papëlqyeshme. Mendoj se ky burrë ka gabuar, por a nuk gabojnë të gjithë.”

“Kur pashë dëmet në statujë, u habita, por nuk e dija se çfarë simbolizonte. E shihja si statujë

“Kur banorët kongolezë nuk mblidhnin sasinë e duhur të kauçukut, atyre u priteshin duart. Me miliona njerëz vdiqën vetëm që ai t’u merrte paratë dhe të prodhonte goma. Nëse hiqen nga rrugët emrat e bashkëpunëtorëve të nazizmit, edhe ky sigurisht që mendoj se duhet të ikë.”

Në qytetin e Antverpit, kjo anë e errët e historisë belge dhe e mbretit Leopoldi i Dytë që nga viti 2018 shpërfaqen në një muze të posaçëm për Afrikën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat