Erdogan zmbrapset nga vendimi për rikthim të masave të izolimit

Evropë

Erdogan zmbrapset nga vendimi për rikthim të masave të izolimit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 17:40
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka anuluar planet për të rikthyer masat e izolimit në disa qytete, duke thënë se duhet të mënjanohen “pasojat shoqërore dhe ato ekonomike”.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditura planet për kufizim të lëvizjes natën gjatë fundjavës, në 15 qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.

Megjithatë, Erdogan më vonë ka thënë se ka vendosur të anulojë këto plane, pas kundërshtimeve që kanë shprehur qytetarët.

Turqia ka rihapur restorantet, kafiteritë dhe plazhet më herët gjatë kësaj jave, si dhe ka mundësuar udhëtimin e brendshëm.

Erdogan pati thënë më herët se është e nevojshme një valë e dytë e izolimit, pasi numri i rasteve ditore me koronavirus kishte arritur në gati 1,000 ditën e enjte.

“Si rezultat i këtij zhvillimi negativ, ne kemi besuar se duhet rikthyer në agjendën tonë urdhrin për qëndrim në shtëpi. Megjithatë, reagimet që kemi pranuar nga njerëzit na kanë shtyrë që të rishqyrtojmë vendimin”, është shprehur mes tjerash ai.

Në gjithë Turqinë, me koronavirus janë infektuar më shumë se 165,000 persona.

Prej tyre, 4,609 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat