U infektua nga koronavirusi, princi Charles: Isha vërtetë me fat

Evropë

U infektua nga koronavirusi, princi Charles: Isha vërtetë me fat

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 06:40
Princi Charles

“Isha vërtetë me fat. Por e kalova mirë, ndonëse i kuptoj personat e sëmurë me koronavirus”.

Me këto fjalë princi Charles i Anglisë flet për herë të parë për eksperiencën e tij me koronavirusin, nga i cili u infektua në muajin mars.

Trashëgimtari i fronit të kurorës angleze, shprehet se u gjendet afër personave të prekur dhe gjithë atyre që kanë humbur familjarët dhe miqtë prej Covid-19.

“Në mënyrë të veçantë, atyre që nuk mundën të ishin pranë të afërmve në momentin e vdekjes. Kjo për mua është gjëja në e tmerrshme”, thotë ai.

71-vjeçari shton se nëse nuk mësojmë nga pandemia, “Mundtë vijojë shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit, duke u përballur me rreziqe gjithnjë e më të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat