Shtyhet hapja e disa shkollave në Angli pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus

Evropë

Shtyhet hapja e disa shkollave në Angli pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:04
Ilustrim

Disa shkolla në veri-perëndim të Anglisë nuk do të rihapen deri së paku më 22 qershor, si pasojë e rritjes së rasteve të reja me virusin e ri COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë në Blackburn u kanë bërë thirrje shkollave që të mos hapen më 8 qershor, përderisa edhe Këshilli Tameside “fuqishëm” kishte të njejtën kërkesë. Këshilli Wirral gjithashtu u ka kërkuar shkollave të “ndalojnë” planet për rihapjen e tyre.

Ministrat u kanë kërkuar shkollave fillore të rihapen më 1 qershor, por sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se kjo është “sfidë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat