Shpërthen në flakë fabrika e kanabisit, humb jetën 43-vjeçari klandestin që mbahej si "skllav"

Evropë

Shpërthen në flakë fabrika e kanabisit, humb jetën 43-vjeçari klandestin që mbahej si "skllav"

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 19:40
Foto

Një fabrikë e cila shërbente si laborator për kultivimin e kanabisit mori flakë mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja nodhi në Brierley Hill në Britani ku si pasojë mbeti i vdekur një 43 vjeçar. Gjithashtu një tjetër 20 vjeçar është shoqëruar në spital.

Nga hetimet e policisë rezultoi se të dy shtetasit kanë kaluar ilegalisht në Britani dhe mbaheshin me forcë për të punuar në fabrikë.

Autoritetet deklaruan se 43 vjeçari ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit pasi të gjitha daljet e fabrikës ishin bllokuar.

Ndërkohë që po hetohet ende për të gjetur shkakun e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat