Edhe 10 oficerë lëndohen në protestat e Londrës

Evropë

Edhe 10 oficerë lëndohen në protestat e Londrës

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 18:19
Foto

Një police ishte shtruar në spital dhe 10 oficerë të tjerë u lënduan pas përleshjeve në protestat e “Black Lives Matter” në Londër.

Sipas mediave të huaja, dhjetëra mijëra protestues dolën në Sheshin e Parlamentit, megjithëse Priti Patel, u tha qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Pavarësisht se disa prej protestuesve ishin paqësorë gjatë gjithë ditës, dhuna shpërtheu gjatë mbrëmjes në Whitehall, pasi dhjetëra mijëra prej tyre ishin mbledhur në kryeqytet për të luftuar kauzën kundër racizmit dhe për të kërkuar drejtësi për George Floyd.

Që kur Floyd u vra nga një polic më 25 maj, nuk kanë ndaluar protestat kundër padrejtësive që po iu bëhen njerëzve me ngjyrë, si dhe brutalitetin e policisë në raport me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat