Kryeministrja e Zelandës së Re: Kufijtë mbesin të mbyllura

Evropë

Kryeministrja e Zelandës së Re: Kufijtë mbesin të mbyllura

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:15
Jacinda Ardern

Zelanda e Re nuk ka raste virusi, dhe ka kaluar në nivelin e saj më të ulët të alarmit. Por kryeministrja, Jacinda Ardern, thotë se kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur – tani për tani.

“Kufijtë tanë mbeten linja jonë e parë e mbrojtjes pasi synojmë të mos importojmë virusin,” tha ajo.

“Kufijtë mbesin të mbyllur, izolimi ynë i menaxhuar në kufi do të vazhdojë dhe do të jetë po aq i rëndësishëm sa kurrë, pasi e dimë se kjo është një rrugë e mundshme.

“Dhe kjo është e rëndësishme sepse ne thjesht nuk duam të kalojmë në nivelin një, ne duam të qëndrojmë atje.”

“Vendi është në diskutime me Australinë – e cila ka një numër të vogël rastesh – për hapjen e një “flluskë udhëtimi” midis vendeve”, tha ajo, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat