​Protestuesit hedhin në lumë statujën e tregtarit të skllevërve në Britani

Evropë

​Protestuesit hedhin në lumë statujën e tregtarit të skllevërve në Britani

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Turmat e protestuesve antiracizëm të grupit Black Lives Matter rrëzuan statujën e bronztë të tregtarit fisnik të skllevërve Edward Colston në Bristol, në kuadër të valës së gjerë të protestave kundër vdekjes së George Floyd në SHBA dhe kundër brutalitetit e racizmit të policisë.

Protestuesit në Bristol spastruan zonën dhe rrëzuan me litar statujën e personazhit të kontestuar.

Pas rrëzimit të saj njerëzit vërshuan të festonin dhe e tërhoqën copën e madhe të bronzit derisa e lëshuan në lumë. Monumenti u fundos menjëherë.

Në vitin 1680, Colston u bë kreu i “Kompanisë Mbretërore Britanike të Afrikës”, e cila nga brigjet e Afrikës tregtonte flori, fildish dhe skllevër.

Gjatë 12 vjetëve të tij me kompaninë Colston ka tregtuar me forcë rreth 84.000 skllevër afrikanë drejt Amerikës së Veriut dhe Karaibeve. Rreth 20.000 prej tyre llogaritet të kenë vdekur gjatë udhëtimeve.

Statuja e rrëzuar nga protestuesit ishte ngritur në nder të tij në vitin 1895.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat