Me shifra ende të larta, Rusia fillon fazën e parë të rihapjes graduale

Evropë

Me shifra ende të larta, Rusia fillon fazën e parë të rihapjes graduale

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 18:36
Ilustrim

Edhe pse bilanci i vdekjeve dhe të infektuarve në Rusi është i lartë, autoritetet në Moskë vendosën për lirimin e masave izoluese këtë të martë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin u regjistruan 171 viktima të reja duke çuar mbi 6 mijë numrin e përgjithshëm.

Edhe numri i të infektuarve është rritur me 8,595 raste të reja ku në total numërohen 485,253 të infektuar.

Majori Sergei Sobyanin deklaroi ditën e djeshme se qytetarët e Moskës do të jenë të lirë të dalin nga shtëpitë e tyre por përdorimi i maskave dhe dorezave në vendet e populluara do të jetë i detyrueshëm.

Përveçse lëvizjes së lirë të qytetarëve, u hapën edhe disa biznese për herë të parë që pas muajit mars.

Qendrat estetike dhe berberët çelën dyert për klientët e tyre.

Plani i hapjes graduale sipas zonave do të vijojë me datat 16 dhe 23 qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat