Sllovaki: Nuk e linin të shiste pije freskuese pranë shkollës, ish-nxënësi vret zv.drejtorin me thikë

Evropë

Sllovaki: Nuk e linin të shiste pije freskuese pranë shkollës, ish-nxënësi vret zv.drejtorin me thikë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:12
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sllovaki.

Një 22-vjeçar kreu një sulm me thikë në një shkollë fillore në qytetin Vrutky.

Për pasojë mbeti i vdekur një zv.drejtori i shkollës ndërsa 2 fëmijë mbetën të plagosur.

Mediat sllovake thanë se 22-vjeçari ishte një ish-nxënës i shkollës dhe si shënjestër të sulmit kishte drejtorin e shkollës, shkruan BBC.

Pas sulmit ai u largua nga shkolla dhe më vonë u kap nga policia një distancë e shkurtër.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 22-vjeçari ka kryer sulmin pasi nuk ishte lejuar që të shiste pije freskuese pranë shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat