Ish-presidentja e Kroacisë bëhet me punë të re

Evropë

Ish-presidentja e Kroacisë bëhet me punë të re

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 12:46
Kolinda Grabar-Kitaroviq

Ish-Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila humbi zgjedhjet e fundit presidenciale në Kroaci, ka gjetur punë të re.

Që nga data 17 korrik, ajo pritet të bëhet pjesë e Bordin Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kolinda Grabar-Kitaroviq do të bëhet një nga 105 anëtarët e trupit që menaxhon sportet botërore.

Përveç Kolinda Grabar-Kitaroviq, Kroacia ka një përfaqësues tjetër në krye të organizatës Olimpike.

Sipas organizatës, anëtarët e bordit nuk kanë rrogë, atyre u paguhen shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet tjera deri në 900 dollarë në ditë, dhe gjithashtu ata kanë të drejtë që të punësojnë edhe një asisent për nevojat e tyre.

Kolinda Grabar-Kitarović do të marrë 900 dollarë çdo ditë, nëse Komiteti Olimpik e dërgon atë në një udhëtim pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat