Vaksina për koronavirus, katër vende evropiane arrijnë marrëveshje me gjigantin farmaceutik

Evropë

Vaksina për koronavirus, katër vende evropiane arrijnë marrëveshje me gjigantin farmaceutik

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Katër vendet e BE-së arritën një marrëveshje me gjigantin farmaceutik AstraZeneca për furnizimin e të paktën 300 milionë doza të një vaksine COVID-19 që është duke u testuar nga Universiteti i Oksfordit.

Sipas Euronews, kjo u njoftua të shtunën nga Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë, e cila komentoi duke thënë se “veprimi i shpejtë, koordinues i një grupi të vendeve anëtare të [BE] krijon vlerë të shtuar për të gjithë në këtë krizë”.

Marrëveshja e nënshkruar nga kompania anglo-suedeze dhe “Aleanca Përfshirëse e Vaksinave e Evropës” gjithashtu do të vërë në dispozicion çdo vend të BE që dëshiron të marrë pjesë në iniciativë.

Ndërkohë është bërë e ditur se kostoja pritet të kompensohet nga fondet nga qeveritë.

“Kjo marrëveshje do të sigurojë që qindra miliona evropianë të kenë qasje në vaksinën e Universitetit të Oksfordit pas miratimit të saj”, citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot.

“Me zinxhirin tonë të furnizimit evropian që do të fillojë prodhimin së shpejti, shpresojmë që vaksina të vihet në dispozicion gjerësisht dhe me shpejtësi”.

AstraZeneca kohët e fundit arriti marrëveshje të ngjashme me Britaninë, SHBA, Koalicionin me seli Norvegji për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), dhe aleancën ndërkombëtare të vaksinave Gavi.

Ajo ka arritur gjithashtu një marrëveshje me Institutin Serum të Indisë për 1 miliard doza.

Ndryshe, testimi i vaksinës për COVID-19 filloi në Mbretërinë e Bashkuar në prill me mbi 1.000 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç ndërsa një raund tjetër me 10,000 vullnetarë filloi në maj.

Kompanitë e tjera, përfshirë kompaninë e bioteknikës amerikane Moderna dhe kompaninë farmaceutike franceze Sanofi, po ndjekin krijimin e një vaksine për coronavirus – e cila është mënyra e vetme e mundshme për t’u rikthyer në mënyrë të sigurt në “jetën normale” në botën pas COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat