Protesta kundër racizmit në Londër, 100 të arrestuar

Evropë

Protesta kundër racizmit në Londër, 100 të arrestuar

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 23:26
Foto

Policia është sulmuar nga protestuesit në qendër të Londrës, mijëra njerëz atje protestuan sot anti-racizmit. Protesta të tilla pati në tërë Britaninë e Madhe, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i atjeshëm, Boris Johnson, tha se “racizmi në sjelljet dhunshme nuk ka vend në rrugët tona” pasi oficerët u panë duke u grushtuar dhe shkelmuar.

Sipas The Guardian, nga kjo protestë janë lënduar gjashtë oficerë të policisë.

Policia Metropolitane bën të ditur se nga protesta janë arrestuar 100 pjesëmarrës.

Statuja në Sheshin e Parlamentit në Londër u mbulua para protestës të së premtes kundër racizmit që shpërthyen pas vdekjes së Geroge Floyd, shkruan The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat