Putin thotë se Rusia është duke e menaxhuar pandeminë më mirë sesa SHBA-të

Evropë

Putin thotë se Rusia është duke e menaxhuar pandeminë më mirë sesa SHBA-të

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 17:01
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia është duke e menaxhuar situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, më mirë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me 528,964 raste të konfirmuara, Rusia mban vendin e tretë për nga numri i infeksioneve, pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters.

“Ne jemi duke punuar mjaft mirë dhe jemi duke dalë nga kjo situatë me humbje minimale. Por në Shtetet e Bashkuara puna qëndron ndryshe”, ka thënë Putin për televizionin shtetërorë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat