​Zyrtarët zviceranë në kërkim të pronarit të arit të mbetur në tren

Evropë

​Zyrtarët zviceranë në kërkim të pronarit të arit të mbetur në tren

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 18:26
Foto

Zyrtarët zviceranë janë duke kërkuar personin që la disa kilogramë ar në një tren lokal vjeshtën e kaluar.

Pronari ka pesë vjet për të kërkuar një rimbursim të arit nga prokuroria në Lucern, njoftoi sot agjencia Keystone-SDA.

Ari vlen rreth 170,000 euro, thuhet në deklaratë, që do të thotë se peshon midis 3.4 dhe 3.8 kilogram, në varësi të çmimit.

Pakoja u vu re në tetor 2019 në një tren midis St Gallen dhe Lucern, transmeton KosovaPress.

Me gjithë përpjekjet, pronari nuk është gjetur ende, dhe autoritetet nuk kanë sqaruar se si duhet të provohet pronësia e arit të gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat