Planifikohet që grupet e para të vaksinës kundër Covid-19 të dërgohen në Evropë para fundvitit

Evropë

Planifikohet që grupet e para të vaksinës kundër Covid-19 të dërgohen në Evropë para fundvitit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Italia, Gjermania, Franca dhe Holanda kanë nënshkruar kontratë me firmën farmaceutike britanike ‘AstraZeneca Plc’ që kjo e fundit të furnizojë Evropën me një vaksinë kundër koronavirusit, me objektivin që të mbërrijnë grupet e para në fund të 2020-ës.

Kompania farmaceutike tha se në kontratë figuronte sigurimi i 400 milionë dozave të vaksinës që po shihet si anti-imunitare ndaj virusit që shkakton sëmundjen Covid-19, të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, raporton The Independent.

AstraZeneca shtoi se është zotuar që të mundësojë furnizimin e vaksinës pa ndonjë përfitim përgjatë pandemisë.

“Parashikohet që eksperimentimi, tashmë në faza të avancuar, do përfundojë në fund të vjeshtës. Si rrjedhojë, dozat e para të vaksinës synohet të shpërndahen në fund të vitit”, tha firma në një postim në ‘Facebook’.

“Vaksina është zgjidhja e vetme kundrejt Covid-19”, u shpreh shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot.

Deri më tani, nuk ka ndonjë vaksinë apo trajtim të aprovuar kundrejt Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat