Babai i nuses infekton 76 të ftuar me Coronavirus, dasma kthehet në rast studimi

Evropë

Babai i nuses infekton 76 të ftuar me Coronavirus, dasma kthehet në rast studimi

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 10:03
Ilustrim

Babai i nuses i prekur me koronavirus infekton 76 të ftuar, dasma kthehet në rast studimi.

Një vatër e nxehtë koronavirusi, shpërtheu gjatë një martese, e cila u kthye në rast studimi, pasi shpresohet se mund të ndihmojë në identifikimin e pacientit zero në Jordani.

76 të ftuar nga 360 që ishin të pranishëm në ceremoninë festive, u infektuan nga babai i nuses, i cili pak ditë më parë kishte qenë në Spanjë.

Gjithçka nisi në 13 mars, ditë kur u mbajt dasma. Nga personat që u infektuan në dasmë, njëri vdiq. Rasti në fjalë është publikuar në revistën amerikane “Centers for Disease Control and Prevention Usa”.

Babai i nuses, shfaqi simptomat e para të temperaturës së lartë, kollës dhe vështirësive në frymëmarrje dy ditë pas dasmës. Më 15 mars, ai shkoi në ndihmën e shpejtë, ku nga tamponi i bërë rezultoi pozitiv. I njëjti fat brenda një muaji u infektuan edhe 85 persona të tjerë, të lidhur direkt apo indirekt me dasmën, ku gjysma e tyre ishin asimptomatik, ndërsa dy në gjendje të rëndë.

Kjo bëri që një grua 80 vjeçare, e prekur edhe nga kanceri, të vdesë dy javë më vonë.

Studiuiesit e Jordan University of Science and Technology, po e analizojnë rastin dhe gjendjen e të ftuarve, pasi një muaj pasi morën pjesë në dasmë, të ftuarit përbënin 24% të rasteve me Covid-19, në të gjithë Jordaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat