Shufra ari të braktisura në tren – Autoritetet zvicerane në kërkim të pronarit

Evropë

Shufra ari të braktisura në tren – Autoritetet zvicerane në kërkim të pronarit

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:20
Ilustrim

Policia zvicerane është në kërkim të një ‘personi harrues’ që la diçka mjaft të rëndësishme në një tren, një pako plot me shufra ari, me vlerën e më shumë se 190,000 dollarëve.

Pakoja që përmbante shufrat e arit u gjet në vagonin e një treni Federal Hekurudhor që udhëtonte nga qyteti verilindor i Zvicrës, St Gallen për në Luzern, një qytet në qendër të vendit, në tetor të vitit të kaluar, thanë autoritetet.

Përkundër “hetimeve të gjera”, pronari i pakos me vlerë të lartë nuk ishte gjetur, zyrtarët thanë në një deklaratë të botuar në gazetën e qeverisë lokale Lucerne Canton.

Pasi autoritetet nuk arritën të gjurmojnë pronarin e ngarkesës së çmuar, shufrat e arit, me vlerë 182,000 franga zvicerane, u konfiskuan nga zyra e prokurorit publik.

Tani, autoritetet kanë vendosur të bëjnë publike përpjekjen e tyre për të gjetur pronarin misterioz të shufrave.

Në një buletin të datës 2 qershor, zyrtarët thanë që pronari ka pesë vjet për të bërë një kërkesë për thesarin.

Një zëdhënës i prokurorisë i tha CNN se ishin bërë disa pyetje në lidhje me arin dhe ishin duke kontrolluar. Nuk u dhanë detaje për natyrën e kontrolleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat