Shteti gjerman pjesëtar i CureVac - vaksina do të ishte sensacion

Evropë

Shteti gjerman pjesëtar i CureVac - vaksina do të ishte sensacion

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 03:35

Qeveria federale do të marrë pjesë në kompaninë bioteknologjike të Tübingen-it CureVac. Kjo u njoftua nga Ministri Federal i Ekonomisë Peter Altmaier, CureVac dhe investitori i tij kryesor Dievini të hënën. Dievini është një kompani pjesëmarrëse e themeluesit të koncernit SAP Dietmar Hopp, i cili zotëron 80 përqind të aksioneve të CureVac. Qeveria federale nuk do të ketë asnjë ndikim në politikën e biznesit të kompanisë.

Banka shtetërore KfW - Banka Gjermane për Zhvillimin, do të blejë 23 përqind të aksioneve të reja dhe do të ofrojë 300 milionë euro në tryezë. CureVac ndër të tjera bën kërkime për një vaksinë kundër virusit Corona. Studiuesit e Tübingen-it tërhoqën vëmendjen, sepse u raportua që qeveria amerikane ishte e interesuar të bëhet pjesë e saj. Sipas raporteve të mediave, Presidenti Trump thuhet se ka ofruar një sasi të madhe parash për të siguruar i pari një vaksinë për Shtetet e Bashkuara. Sipërmarrja i kishte refuzuar gjithmonë këto informacione - edhe Dietmar Hopp bëri komente për këtë në konferencën e shtypit sot.

160 kandidatë për vaksinën

Teknologjia CureVac ka potencialin për të zhvilluar vaksina të reja dhe trajtime terapeutike për shumë njerëz dhe për t'i bërë ato të disponueshme në treg, tha Altmaier në një konferencë shtypi. Pjesëmarrja është pjesë e strategjisë industriale e ndjekur nga qeveria federale gjermane. CureVac është një nga kompanitë në garën për të zhvilluar një vaksinë për Corona-n. Dietmar Hopp tha se ishte shumë i kënaqur që "rëndësia e bioteknologjisë është njohur edhe nga shteti dhe që kjo industri kryesore mbështetet nga shteti edhe përtej fazës së hulumtimeve të hershme".

Qeveria dëshiron t'i japë kompanisë siguri financiare.

Në fundjavë, Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda njoftuan një marrëveshje me kompaninë farmaceutike AstraZeneca me një qëllim të ngjashëm. Të katër vendet duan të sigurojnë 400 milion doza të një vaksine në zhvillim.

Sipas një studimi të ndërmarrjes së testimit dhe këshillimit EY, aktualisht në industrinë farmaceutike ka mbi 160 kandidatë për një vaksinë kundër virusit Corona. Përveç kësaj, ekzistojnë një 240 agjentë aktivë terapeutikë të mundshëm, të cilët duhet të lehtësojnë simptomat e rrjedhës së sëmundjes në pacientët me Covid-19. Një nga preparatet më të njohur ndër këta është Remdesivir nga Gilead Sciences. Ilaçi u zhvillua fillimisht për përdorim kundër virusit të Ebolas dhe viruseve Marburg, por në atë kohë nuk kishte kaluar pengesën e fundit për përdorim terapeutik. Studimet e fazës 3 po zhvillohen aktualisht për të përcaktuar a mund të përdoret Remdesiviri gjatë pandemisë së COVID 19, pas së cilës do të ishte i mundur miratimi.

97 përqind për plehra

Në një kohë që kostot e investimit në preparate të tilla që janë zhvilluar për qëllime dhe sëmundje të tjera akoma janë të menaxhueshme, fondet që hyjnë në hulumtimin e preparateve të reja ose vaksinave janë të gjitha më të larta. Dhe për shkak të pasigurisë për sukses apo dështim, ekzistojnë gjithashtu rreziqe të larta.

Kjo gjithashtu ka të ngjarë të ketë nxitur qeverinë federale t'i japë CureVac një hapësirë më të madhe financiare duke hyrë te ajo shteti. Edhe në vendet e tjera, qeveritë po shpenzojnë shumë para për kompanitë që punojnë për vaksina të mundshme. Përveç kostove të zhvillimit të shoqëruara me rreziqe, duhet të ndërtohen kapacitete prodhuese në mënyrë që një preparat i mundshë, të prodhohet shpejt në një shkallë të gjerë dhe të shpërndahet në të gjithë botën.

"Nuk ka asnjë garanci për një vaksinë të sigurt apo efektive ose për agjentë aktivë të tillë. Ne besojmë se 97 përqind e vaksinave që po testohen aktualisht nuk do ta shohin dritën e ditës," tha Alexander Nuyken, një ekspert në transaksionet në fushën Shkencat e Jetës. Në fund mbeten vetëm tre ose katër preparate nga agjentët terapeutikë, të cilët përdoren me të vërtetë. / DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat