Gjermania lanson aplikacionin për mbrojtje nga koronavirusi

Evropë

Gjermania lanson aplikacionin për mbrojtje nga koronavirusi

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Autoritetet gjermane të martën bënë thirrje për shkarkimin e një aplikacioni të ri në telefona me qëllim të shkëputjes së zinxhirit të infeksionit.

Qeveritë evropiane më herët kanë lansuar aplikacione të ngjashme me qëllim të rimëkëmbjes së turizmit dhe realizimit të udhëtimeve në mënyrë të sigurt.

Aplikacioni i quajtuar “Covid-Warn-App” mund të shkarkohet në Apple Store dhe PlayStore. Ai i përdor valët Bluetooth për t’i matur kontaktet e ngushta mes njerëzve dhe për lëshimin e vërejtjeve, nëse ndonjëri prej tyre del pozitiv për koronavirus, shkruan “Reuters”,

“Ky aplikacion nuk është zgjidhje për gjithçka. Nuk është kalim i lirë, por është një mjet shtesë i rëndësishëm për kontrollimin e pandemisë”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Kështu, Gjermania u bashkohet Italisë, Polonisë dhe Letonisë për lansimin e aplikacioneve të bazuara në teknologji nga kompanitë Apple dhe Google që e ruajnë privatësinë e përdoruesve.

Përgatitja e këtij aplikacioni shtetit gjerman i ka kushtuar 20 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat