Angli, aksident me makinë për Boris Johnson

Evropë

Angli, aksident me makinë për Boris Johnson

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është përfshirë në një aksident me makinë jashtë Parlamentit.

Sipas shtypit anglez, Boris Johnson ka qenë në makinë kur një protestues anti-Brexit ka vrapuar në rrugë për të sulmuar varganin që shoqëronte kryeministrin anglez.

Shoferi i makinës së Johnson ka frenuar papritur për të shmangur protestuesin dhe është përplasur nga mbrapa nga Range Rover-i i truprojave të kryeministrit.

Të dyja makinat janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, me makininë e kryeministrit që ka pësuar një dëmtim të dukshëm në pjesën e pasme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat